Need Help?

Please feel free to contact us with any questions you may have.

Categories :

Let’s connect

Search

Image Alt

Për Ne

Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: të fuqizojmë atletët dhe organizatat sportive, të jemi një partner i përkushtuar në udhëtimin drejt përsosmërisë atletike, duke fuqizuar sportistët e të gjitha moshave dhe niveleve.

Burim Haxhiu CEO/Founder

Kush Jemi Ne

E krijuar në maj të vitit 2023, Elite Sports L.L.C është ndërmarrje e hapur për partneritet me të gjitha federatat, klubet, organizatat sportive shkollore etj., në mënyrë forcimin dhe ofrimin e shërbimit më të mirë të mundshëm, si dhe promovimin e talenteve të rinj. Elite Sports nuk është shkollë sportive apo agjenci menaxhuese e lojtarëve, së këndejmi pjesëmarrësit e gjitha aktiviteteve tona janë dhe mbeten gjithnjë pjesë e klubeve të tyre respektive.

Misioni ynë është fuqizimi i sportistëve të të gjitha moshave dhe niveleve në pikat ku ata kanë nevojë për të arritur sukses në botën e sportit. Duke mbështetur, promovuar dhe duke u kujdesur për talentet tanë, ndihmojmë në arritjen dhe shfrytëzimin e potencialit të tyre të plotë.

Këtë mision Elite Sports synon ta arrijë përmes dy programeve ekzistuese: 1) Programi i Talentëve, dhe 2) Programi i Fuqizimit.

Pjesëmarrje në Turne të Rëndësishëm

EuropaPark Cup

28 maj deri 2 qershor në Rust, në Gjermanisë, turne ndërkombëtar me pjesëmarrës nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Austria, Elite Sports mori pjesë me tri gjenerata, me U9, me U11 dhe me U13

Foot F’EST U13

14 dhe 15 qershor 2024 në Metz, në Francës, turne ndërkombëtar me pjesëmarrës nga Franca, Gjermania, Luksemburgu, SHBA, Belgjika, ku përfunduam në vendin e 13-të nga 48 ekipe. Të votuar nga shumica e pjesëmarrësve fituam trofeun “Fair-Play”.

Germany Cup

28 dhe 29 qershor 2024, në Kehl, në Gjermani, pjesëmarrje me ekipin U15 të përbërë me djem nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora në mesin e 12 ekipeve nga Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra.

European futsal cup U11

22 shtator 2024, në Strasburg në Francë.

Suksesi në Promovimin e Talentëve

Falë pjesëmarrjeve në turne të rëndësishme, deri më tani katër lojtarë janë vënë nën vëzhgimin e 3 klubeve të ndryshme evropiane të cilat do t’i kontaktojnë klubet e lojtarëve gjatë sezonit të ardhshëm. Elite sports nuk ndërhyn në çështjet e shkëmbimeve dhe transferimeve. Ne jemi këtu vetëm për të promovuar dhe ndihmuar klubet të cilat kalojnë gjithë vitin duke trajnuar dhe përgatitur talentët e tyre.

Çka në të ardhmen?

Sezonin e ardhshëm (në vjeshtë 2024) janë të planifikuara seanca vlerësuese dhe përzgjedhëse në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, si dhe në Zvicër, Gjermani dhe Francë. Krijimi i një baze të të dhënave me perspektivë të bashkëpunimit me federatat dhe institucionet, gjetja e mënyrave të ndryshme të shfrytëzimit të këtyre të dhënave dhe zhvillimi i partneriteteve dhe programeve në të mirë të sportistëve. Kemi prenotuar 9 turne ndërkombëtarë në kategori të ndryshme, me qëllim të vazhdimit të promovimit të talentëve.

You don't have permission to register
X