Need Help?

Please feel free to contact us with any questions you may have.

Categories :

Let’s connect

Search

Programi i Fuqizimit

  /    /  Programi i Fuqizimit

Qëllimi kryesor i veprimit në këtë program mbetet partneriteti me federatat, organizatat sportive shkollore dhe klubet të ndryshme, me qëllim gjetjen e rrugëve të përbashkëta në zhvillimin e talenteve, forcimin e strukturave ekzistuese përmes këshillimeve, trajnimeve, ndihmës juridike, dhe fuqizimit të programeve të vlerësimit dhe përcjelljes së progresit të atletëve por edhe edukatorëve, si dhe shërbime të tjera përcjellëse.

Në kuadër të këtij program Elite Sports ka lidhur partneritet me kompaninë franceze FOOTBAR.

Programi Akademik, i Promovimit dhe i Kampeve

Në kuadër të këtij programi organizohen seanca për vlerësimin dhe përzgjedhjen e talenteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe diaspora, me qëllim krijimin e ekipeve për pjesëmarrje në turne të ndryshëm ndërkombëtarë, gjithnjë me lejen e klubeve të tyre ekzistuese. Këto të dhëna e vlerësime mbi gjendjen dhe përparimin e lojtarëve u shërbejnë njëkohësisht edhe klubeve përkatëse aktuale dhe të ardhshme.

Seancat përzgjedhëse vlerësojnë : 1. aspektin atletik, 2. aftësitë teknike dhe 3. leximin e lojës dhe pozicionimit. Këto realizohen në dy mënyra :

  • Në bazë të puntorive të ndryshme dhe lojës, dhe
  • falë çipit elektronik (Footbar), ku rezultatet kombinohen në një fletëvlerësim i cili do t’u dërgohet veç e veç secilit lojtar pa marrë parasysh nëse janë të përzgjedhur apo jo. Të përzgjedhurit marrin pjesë në turne ndërkombëtarë nën ombrellën e Elite Sports.

Duhet theksuar e ritheksuar se lojtarët mbeten gjithnjë pjesë e klubeve të tyre respektive.

Gjithashtu, në këtë program është duke u planifikuar edhe organizimi i kampeve me tematika të ndryshme, me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë.

You don't have permission to register
X